Ballina Lajmet Kosovë Koci njofton se polici Idriz Gashi është rikthyer në detyrën e tij

Koci njofton se polici Idriz Gashi është rikthyer në detyrën e tij

Avokati, Arianit Koci ka njoftuar se hetuesi policor, Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral.

Koci ka shkruar se Gashi është rikthyer në detyrat e tij policore.

“Drejtësia gjithmonë triumfon, dhe kësaj here, fatmirësisht, pa vonesë. Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral. Si rezultat, siç kam parashikuar, rreshteri Gashi rikthehet në detyrat e tij policore”, ka shkruar Koci.

Ndryshe, ditë më parë, zyrtari policor, Idriz Gashi që u pa në njërën nga tubimet e organizuara nga kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Avokati, Arianit Koci ka njoftuar se klientit të tij i është falsifikuar fotoja dhe se sot është autorizuar të përpilojë dhe të dorëzojë kallëzim penal për falsifikimin e fotos.

Exit mobile version