Koci: Nesër lirohet Sami Lushtaku

Gjykata Supreme nesër pritet ta japë verdiktin përfundimtar në rastin Drenica, lidhur me akuzat për krime lufte të bëra nga Sami Lushtaku.

Sipas aktakuzës, Lushtaku së bashku me disa persona të tjerë kanë bërë krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës më 1999.

Avokati i Lushtakut, Arianit Koci, ka thënë për Tribuna Channel se “nesër përfundimisht do të shpallet pafajësia e tij, duke u liruar nga të gjitha akuzat”.

“Nuk ka asnjë element të vogël që të mos lirohet nga të gjitha akuzat”, ka thënë Koci, i cili shprehu kritikat e tij ndaj sistemit gjyqësor që, sipas tij, “Lushtakun e kanë dënuar për një vrasje gjatë periudhës së luftës, por identiteti i viktimës ende nuk dihet”.