Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Koalicioni anti-DEASH pranon “bashkëpunimin Francë-PKK/YPG”

Koalicioni anti-DEASH pranon “bashkëpunimin Francë-PKK/YPG”

Koalicioni ndërkombëtar kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-ve ka pranuar se forcat speciale franceze në rajonin Dashisha të Sirisë janë në bashkëpunim me Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) të cilat përbëjnë shtyllën kryesore të organizatës terroriste PKK/YPG, transmeton Anadolu Agency (AA).

Llogaria zyrtare Twitter e koalicionit kundër DEASH-it ka postuar një fotografi të momentit kur ushtarët francezë kryejnë sulme me obusë kundër DEASH-it në Siri.

Ndërsa poshtë fotografisë thuhet se ka nisur faza e dytë e “operacionit të rimëkëmbjes” i nisur kundër DEASH-it më 3 qershor në disa zona në kufirin Siri-Irak dhe se në operacionin e mbështetur edhe nga ushtarët francezë janë qëlluar objektivat e (DEASH-it) brenda dhe përreth rajonit Dashisha.

Në këtë mënyrë koalicioni ka pranuar se forcat speciale franceze luftojnë krah për krah me Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) të cilët në Siri përbëjnë shtyllën kryesore të organizatës terroriste PKK/YPG.

Në anën tjetër Brett McGurk, përfaqësuesi special i presidentit të SHBA, Donald Trump për luftimin kundër DEASH-it, në në deklaratë nga llogaria e tij Twitter ka bërë të ditur se zona Dashisha ka dalë për herë të parë nga kontrolli i DEASH-it.

Po ashtu McGurk, ka shtuar se për herë të parë është arritur në këtë pikë dhe ka mbrojtur idenë e tij se këtë përparim e kanë arritur Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) të cilët në Siri përbëjnë shtyllën kryesore të organizatës terroriste PKK/YPG.

Exit mobile version