Patrick Kluivert është emri që po lidhet me stolin e Barcelonës.
Barcelona po kalon në një krizë të madhe kohët e fundit, duke mos regjistruar rezultate të mira dhe rrjedhimisht duke humbur titullin e kampionit në La Liga.
Kritikat janë të mëdha për Quique Setien, i cili me shumë gjasë do të shkarkohet gjatë verës. Por, ka zëra që thonë se ai nuk do ta pres as ndeshjen kundër Napoli.
Mediet spanjolle shkruajnë se dhoma e zhveshjes preferojnë Patrick Kluivert të jetë në krye të skaudrës, transmeton lajmi.net.
Kluivert aktualisht është drejtori i akademisë së Barcelonës, kështu që marrëveshja do të ishte e lehtë.
Mbetet të shihet nëse ‘Mundo Deportivo’ ka diçka të qëlluar nga këto raportime.