Kluivert emri që përmendet për trajner të ri te Barca

Patrick Kluivert është emri që po lidhet me stolin e Barcelonës.

Barcelona po kalon në një krizë të madhe kohët e fundit, duke mos regjistruar rezultate të mira dhe rrjedhimisht duke humbur titullin e kampionit në La Liga.

Kritikat janë të mëdha për  Quique Setien, i cili me shumë gjasë do të shkarkohet gjatë verës. Por, ka zëra që thonë se ai nuk do ta pres as ndeshjen kundër Napoli.

Mediet spanjolle shkruajnë se dhoma e zhveshjes preferojnë Patrick Kluivert të jetë në krye të skaudrës, transmeton lajmi.net.

Kluivert aktualisht është drejtori i akademisë së Barcelonës, kështu që marrëveshja do të ishte e lehtë.

Mbetet të shihet nëse ‘Mundo Deportivo’ ka diçka të qëlluar nga këto raportime.