Klubi skocez i futbollit Rangers ka njoftuar bojkot shtatë ditor të të gjitha rrjeteve sociale në luftën kundër abuzimit në keto rrjete, raporton Anadolu Agency (AA).
“Lojtarët dhe menaxhmenti i Rangers kanë filluar bojkotin nga 8 prilli për shtatë ditët e ardhshme”, tha klubi i famshëm.
Ata theksojnë se janë të shqetësuar për fyerjet raciste në rrjetet sociale.
“Veçanërisht jemi të shqetësuar për fyerjet e përditshme raciste që lojtarët tanë duhet të durojnë dhe ne besojmë se derisa mediat sociale mund të jenë një platformë shumë pozitive dhe e shëndetshme për komunikim, ekziston pa dyshim një shqetësim se niveli i urrejtjes tani po del jashtë kontrollit”, theksohet nga klubi.
Ish-futbollisti francez, Thierry Henry, në mars deklaroi se do të braktisë rrjetet sociale për shkak të masave të pakënaqshme të ndërmarra në luftën kundër racizimit. /aa