Ballina Sport Futboll Klubi danez pret shumë nga Hyseni

Klubi danez pret shumë nga Hyseni

Te skuadra e Horsensit presin shumë nga sulmuesi Muhamet Hyseni. Hyseni, të enjten u zyrtarizua tek ekipi nga Danimarka, me të cilin firmosi kontratë pesëvjeçare.

Ai Horsensit iu bashkua nga skuadra e Llapit që nga transferimi i tij ka përfituar rreth 700 mijë euro. Horsensi bën gara në kategorinë e dytë të Danimarkës dhe në sezonin e ri ka synime për t’u rikthyer në elitë.

Te skuadra daneze janë të kënaqur me angazhimin e Hysenit pasi prej sulmuesit 23-vjeçar presin shumë në sezonin e ri. Kështu, ka insistuar drejtori sportiv i Horsensit, Esben Hansen.

“Muhamet Hyseni ka dëshmuar se mund të shënoj gola edhe për Kosovën, kështu që, ai ka potencial të madh për të qenë një përforcim i duhur për ne. Por, fillimisht, atij i duhet kohë për t’u përshtatur te Horsensi”, është shprehur Hansen.

Hyseni sezonin e fundit ishte golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës me 26 gola të realizuar, ndërsa një gol të shënuar e ka edhe me Kombetarën e Kosovës për të cilën ka regjistruar dy paraqitje.

Exit mobile version