Klubi arab jep 35 milionë euro në vit për Barellan

Al Hilali e ka për synim transferimin e Nicolo Barellas për ta përforcuar ekipin për Kupën e Botës për Klube dhe janë gati të shpenzojnë 35 milionë euro pagë vjetore për mesfushorin e Interit.

Kështu ka njoftuar të premten mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Kampioni në fuqi i elitës së futbollit të Arabisë Saudite po lufton për ta mbrojtur titullin. Aktualisht ka katër pikë më pak se lideri Al Ittihad.

Megjithatë, vëmendja është zhvendosur për turneun që në verë do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekipi i drejtuar nga Jorge Jesus është në grup bashkë me Real Madridin, Salzburgun dhe Pachucan në Grupin H.

Mesfushori 28-vjeçar ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2029.

Ai vlerësohet prej lojtarëve më të mirë tek Interi aktualisht.

Në 38 ndeshjet e zhvilluara në edicionin aktual, ka shënuar tri gola e ka dhuruar tetë asistime.