Klopp thotë se Liverpooli do të jetë i gatshëm për rikthimin e lojës së bukur

Jurgen Klopp thotë se Liverpooli do të jetë mendërisht dhe fizikisht i gatshëm për vazhdimin e edicionit të Premierligës dhe shton se futbolli do të vazhdojë të jetë një lojë e bukur, qoftë edhe kur luhet pa tifozë, transmeton zeri.info

Liverpooli është dy fitore larg fitimit të titullit të parë të tij pas 30 vitesh dhe nga e marta do t’i rikthehet stërvitjeve në grupe të vogla.

I pyetur nëse lojtarët e tij janë të gatshëm për të filluar, trajneri i Liverpoolit tha: “Po. Shikoni, futbolli është një lojë ku pak a shumë të gjithë e kemi situatën e njëjtë. Ne luajmë kundër një skuadre tjetër. Ne nuk duhet të jemi në më të mirën tonë gjatë gjithë kohës, ne duhet të jemi në më të mirën e mundshme dhe kjo është saktësisht e njëjta situatë edhe për skuadrat e tjera”.

“Ne të gjithë filluam të luanim futboll pa shikues dhe e donim këtë lojë jo për shkak të atmosferës në një stadium. Ndërkohë, ne jemi mësuar me të dhe e dimë që është një futboll i vërtetë, por tash nëse nuk mund të luajmë kështu për disa muaj, shpres që pak, kjo nuk di të thotë që loja nuk është ende një lojë e bukur”, shtoi gjermani.