Liverpool do ta festojë titullin e kampionit me çdo kusht, edhe nëse duhet pritur sezonin tjetër.
Trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij do ta festojë titullin e kampionit, edhe nëse shkojnë 12-13 xhiro nga sezoni tjetër.
Klopp nuk shqetësohet nëse të tjetër do t’i quajnë të çmendur. Ai beson se ka vend për festë.
“Pamundësia për të festuar siç ke planifikuar nuk është e mirë, e kujptoj këtë. Ndihem njësoj. Nuk është ideali im të festoj i vetëm në stadium, pastaj të shkoj në shtëpi”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Nuk ishte kështu kur menduam për këtë. Por, unë nuk mund ta ndryshoj. Pse duhet ta bëjmë të madhe diçka që nuk ndryshohet? Do të vij një ditë kur jeta kthehet në normalitet. Kur dikush gjenë vaksinën, kur dikush gjenë zgjidhje për problemin. Pastaj, ne do të kemi mundësi të festojmë çfarë duam atë ditë”, ka shtuar trajneri.
“Nëse është xhiroja 12 apo 13 e sezonit tjetër dhe ne duam të festojmë, kush mund të na ndalojë? Akoma do të kemi trofeun dhe mund të bëjmë xhiro në qytet, duke qëndruar në autobus. Nëse të tjerët mendojnë se jemi çmendur, nuk më intereson. A mund të jetë festim special? Pa diskutim. Është ndryshe, por ‘ndryshe’ nganjëherë është absolutisht në rregull”, ishin fjalët e gjermanit.
Liverpool ka nevojë për dy fitore këtë sezon që të sigurojë edhe matematikisht titullin e kampionit.