Klopp e tepron me këtë deklaratë për Shaqirin
Jurgen Klopp i ka dhënë një lajm aspak të mirë Xherdan Shaqirit.
Jurgen Klopp ka thënë se Xherdan Shaqiri po luan mirë, por është larg nivelit të Philippe Coutinhos.
Trajneri gjerman ka thënë se anësori kosovar po përshtate në filozofinë e lojës ë tij, por që i duhet ende kohë
“Ne duhet të gjejmë një pozicion për Shaqirin, deklaroi Klopp për Sky Sports, përcjell lajmi.net.
“Ai është i mirë, ne provuam 4-3-3, por ai nuk mund të luajë aty ende si play maker. Nuk duam të sforcojmë një lojtar në një pozicion, duam të tregojmë pikat e tij të forta, jo ta vendosim aty ku nuk është mirë.”
“Ai mund ta bëjë këtë pasi po përmirësohet çdo ditë e më shumë, ai mund të luajë si Philippe Coutinho në vitin e fundit kur ishte këtu.”, ka shtuar më tej trajneri gjerman.