Kllokoqi: Mbi 5 mijë dënime për gastronomët, asnjë për politikanët

Edhe pse zyrtarisht akoma nuk ka filluar fushata zgjedhore, partitë politike në vend kanë filluar tubimet e tyre, e kjo gjë ka bërë që të reagojnë gastronomët.

Pavarësisht se akoma nuk ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, partitë politike kanë filluar tubimet e tyre, shkruan lajmi.net.

Nëpër të gjitha këto tubime politike vërehet se mungojnë masakt, distanca, e besa ka edhe shtrëngim të duarve, gjë që është e ndaluar në bazë të rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.

Kjo ka bërë që të reagojë ashpër edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili këtë veprim e ka cilësuar si standarde të dyfishta.

Kllokoqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar ka publikuar disa fotografi të tubimeve të partive politike dhe ka bërë të ditur se gastronomët kanë marrë mbi 5 mijë gjoba, përderisa politikanët dhe partitë politike nuk janë ndëshkuar nga askush.

Reagimi i plotë i Kllokoqit, pa ndërhyrje:

Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per politikanet!!! Dasmat e diskotekat i keni mbyll, e edhe kafiterit po denohen se po l lejojne 5 persona ne nje tavoline.

Kjo ska fjal tjeter qe e pershkrun pervec se Çka bon i Forti i ligi quditet , kjo ka te bej me Organet e rendit, kjo ka te beje me inspektorat e Avukit, kjo ka te beje qe NE prej tash e tutje bejme thirje qe ASNJE denim mos te paguhet!!!

PLOT denime na kane ardhe ne shoqat per tavolina qe i kane mbi 5 persona bashke, e ne anen tjeter vetem ne foto qka po shohim jane qindra persona krah per krah njeri tjetrit ne fushata zgjedhore, jo 5 por 500.

MARRE DUHET ME JU ARDHE!

MARRE NGA KREJT GASTRONOMT QE MENZI KAN MBIJETU E PO MBIJETOJNE!

MARRE QE DISKOTEKAT E SALLAT E DASMAV I KENI MBYLL KOMPLET!

MARRE QE MBI 10.000 puntor shkaku juaj jane largu nga puna!

Gastronome, te marten ejani ne mbledhje urgjente! Jemi nje! Jemi bashke! Do vendosim per hapat e metutjeshem.