Legjenda gjermane, Jurgen Klinsmann, e ka lavdëruar mesfushorin e Bayer Leverkusenit, shqiptarin Granit Xhaka.
Për të përditshmen gjermane “Bild”, Klinsmann ka thënë se Xhaka nuk është lider vetëm në fushë por edhe në zhveshtore.
Gjithashtu, Klinsmann ka insistuar se Xhaka është prej futbollistëve kryesor te skuadra e Bayer Leverkusenit.
“Kur vjen puna për të udhëhequr ekipin, askush nuk është si Granit Xhaka. Ai është lideri, njeriu kryesor në dhomat e zhveshjes”, ka thënë ndër të tjera Klinsmann.
Xhaka është duke e kaluar sezonin e dytë te skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Në sezonin e tij të parë, Xhaka me Leverkusenin e ka fituar titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, ndërsa ka luajtur edhe në finalen e Ligës së Evropës.
Në 22 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, Xhaka ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 5 asistime.