Klientët katalunas tërheqin paratë nga bankat spanjolle

Konsumatorët e bankave në Katalonjë janë duke tërhequr paratë nga institucionet financiare të cilat shpërngulën selitë zyrtare në lokacion tjetër në Spanjë për shkak të krizës politike të shkaktuar nga qëllimi i liderëve katalanas për të shpallur pavarësi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njëra nga grupet më të fuqishme seksioniste Crida Democracia të enjten mbrëma u ka bërë thirrje katalanasve që të ushtrojnë presion ndaj bankave që kanë marrë vendim të tillë. Dhjetëra njerëz të premten në mëngjes qëndruan në radhë para zyrave CaixaBanke në Barcelonë për të tërhequr shumat prej 150 ose 160 euro nga bankomatet.

CaixaBank dhe Banco Sabadell, bankat më të mëdha katalanase, janë në mesin e institucioneve financiare që kanë shpërngulur selinë zyrtare nga Katalonja.

Qeveria qendrore në Madrid dëshiron të heqë autonominë e Katalonjës, me qëllim që të parandalojë liderët rajonal të vazhdojnë rrugën e shkëputjes.