Ballina Arritje Shkencë Kjo vitaminë ulë rrezikun e abortit

Kjo vitaminë ulë rrezikun e abortit

Hulumtuesit australianë zbuluan se marrja e vitaminës B3 gjatë shtatzanisë mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve të lindjes dhe të abortit.

Në një hulumtim 12 vjeçar të realizuar në Institutin e Hulumtimeve “Victor Chang Cardiac” në Sidnej, zbulohet se marrja e vitaminës B3 gjatë shtatzanisë e cila njihet si “niasin”, mund ta ul rrezikun e problemeve gjatë lindjes dhe të abortit.

Shkencëtarja e gjenetikës zhvillimore Sally Dunwoodie thotë se së pari kanë gjetur ndërlidhje mes të koenzimës Nikotinamide Adenine Dinucleotide (NAD) me problemet e lindjes dhe që më pas kanë filluar të punojnë në lidhje me këtë.

Shkencëtari i gjenetikës në spitalin e fëmijëve në Melburn, David Amor thotë se kanë zbuluar që mungesa genetike e NAD-it shkakton problem në lindje. Dunwoodie dhe ekipi e saj gjetjet e tyre i testuan tek minjtë. Te minjtë shtatzënë NAD-ëve të të cilëve i është shkaktuar mutacioni gjenetik është parë që kanë abortuar ose që tek pasardhësit e tyre kishte probleme të lindjes, kurse tek pasardhësit e atyre që iu është dhënë vitamina B3 kishin lindur në mënyrë të shëndoshë.

“Kjo mund të jetë një nga gjetjet më të mëdha në historinë e mjekësisë pas acidit folik për shtatzënat”, thotë Dunwoodie. Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “The New England Journal of Medicine”.

Vitamina B3 ndodhet më së shumti në mish, peshk, qumësht, vezë, perime me gjethe jeshile dhe në fasule.

Exit mobile version