Kjo video rikthen shpresën në humanizëm!

Kujdesi ndaj personave me kërkesa të vecanta është duke u rralluar tek njerëzit, dhe kjo mund të vërehet si në videot e rrjeteve sociale, por edhe nga raportet që vijnë nga shtëpitë e kujdesit për pleq.

Por videoja e mëposhtme ka ringjallur shpresën se ende ka njerëz që kanë vullnet të ndihmojnë dikë që është në nevojë.

Ky shofer autobusi e ndalë automjetin në mes të rrugës për të ndihmuar një grua me paterica, e cila rrëzohet për shkak se rrëshqet në borë. Ai i del në ndihmë asaj, dhe më pas bashkohet edhe një tjetër person. /MESAZHI/

ë