Kjo shqiptare po ju del në ndihmë refugjatëve Rohingya (Video)

Albana Gurgurovci, njё muslimane shqiptare me origjinё nga Kosova qё banon nё Zvicёr, ndodhet aktualisht nё Bangladesh duke kryer njё akt bamirёsie dhe human nё ndihmё tё refugjatёve Rohinga. Sic e dimё ata janё  tё dёbuar nga vendi i tyre nё Miamar si pasojё e njё genocidi mbi baza etnike dhe fetare kundёr tyre nga Nobelistja Aung San Suu Kyi.

Albana prej 7 vjetёsh aktivizohet pranё Qendrёs Islamike nё Zvicёr kryetar i sё cilёs ёshtё njё zvicerian i konvertuar nё islam Abdullah Bllansho.

Sё bashku me njё grup muslimanёsh nga kjo qendёr  Naim Cherni Abdel Azziz Qaasim Illi Nora Illi Ferah Ulucay ata prej disa ditёsh ndodhen nё Bangladesh nё ndihmё tё Rohingave nga ku na kanё dёrguar edhe videot e mёposhtme .

Albana nënë e dy fëmijëve, pёrvec njё humaniste dhe bamirёse muslimane –ashtu sic duhet tё jenё tё gjithё – me shembullin e saj na bёn tё ndjehemi krenarё edhe si shqiptarё, pёr vlerat qё mbart misioni i saj humanitar nё Bangladesh, njëkohësisht tregon sesi muslimanet e mbuluara mund të jenë kontribuese në shoqëri në të gjitha fushat pa u penguar nga askush madje duke u mbështetur nga familjarët e tyre.

Falenderojmë babain e saj që na tregoi për një shembull të tillë pozitiv për shoqërinë e komunitetin e gjerë të muslimanëve. /gazetaimpakt/