Thuajini lamtumirë anemisë me këtë përzierje. Me tre lugë gjelle në ditë do të shtoni rruazat e kuqe dhe do të mbani hemoglobinën në nivelin e duhur, për të qenë të shëndetshëm.
Nëse hemoglobina është në nivele të ulëta, atëherë transferimi i oksigjenit reduktohet, gjë që shkakton anemi.
Kjo përzierje natyrale do të rrisë nivelin e eritrociteve në gjak. Ka shije të mirë dhe sigurisht shumë efekte pozitive për shëndetin.
Përbërësit:
200 ml mjaltë
200 g arra
200 g rrush i thatë
200 ml lëng karote
200 ml panxhar i kuq
2 limonë
Përgatitja:
Lani mirë limonët, prijini në dysh dhe hiqjuani farat. Grijini bashkë me lëkurat dhe futini në një kavanoz. Shtoni mjaltë, lëngun e karotës dhe panxharit dhe përziejini mirë. Shtoni edhe arrat dhe rrushin e thatë, të grirë. Përziejeni përsëri.
Do të përfitoni rreth 1 kg përzierje të shijshme dhe të shëndetshme. Ruajeni në frigorifer.
Përdorimi:
Hani 1 lugë gjelle para çdo vakti, tre herë në ditë. Një tjetër anë e mirë e këtij ilaçi është se nuk ka efekte anësore.
Përkundrazi, do t’ju japë më shumë energji dhe pas dy javësh anemia do të përmirësohet dukshëm./Mesazhi/