Kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Neymar në Barcelonë (Foto)

Futbollisti brazilian, Neymar Jr është shumë afër largimit nga Barcelona dhe shumë pranë bashkimit me Paris Saint Germain.

Ai sot ishte i pranishëm në Ciutat Esportiva, vendin ku lojtarët e Barcës zhvilluan seancën stërvitore, por brazilianit iu lejua pushim nga trajneri i skuadrës katalunase.

Ka shumë spekulime se ai do të prezantohet sot si futbollist i PSG-së, por raporti i fundit nga gazetarët spanjoll ndryshojnë mendim.

Thuhet se Neymar do të qëndroj në Barcelona edhe disa ditë për shkak të ndeshjes miqësore kundër ekipit brazilian, Chapecoeneses. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 7 gusht, e që do të jetë e fundit për yllin brazilian.