Disa studime shkencore të pavarura kanë zbuluar se pijet energjike shkaktojnë dëme serioze tek njerëzit.
Dëmet prekin ata që janë të predispozuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Njerëz që konsiderohet të kenë shëndet të plotë nuk konsiderohen të mbrojtur nga këto dëme.
Studimet kanë vënë re se njerëzit që pijnë një pije energjike çdo ditë për një javë pësojnë një rritje të frikshme të tensionit të gjakut. Pikë së pari, pijet energjike rrisin sasinë e gjakut që pompohet në zemër duke e sforcuar atë.
Sipas agroweb.org, tensioni i gjakut rritet me 8 përqind të paktën katër orë pas pirjes së lëngut energjik dhe 10 përqind në fund të javës. Rrahjet e zemrës rriten me 8 përqind pas pijes së parë dhe me 11 përqind në fund të javës, transmeton Lajmi.net.
Këto janë dy faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës. Tensioni i gjakut dëmton arteriet, por edhe çel rrugën e goditjes së sklerozës dhe atakut në zemër.
Pijet energjike përmbajnë shumë sheqer, kafeinë dhe taurinë. Ato konsiderohen si stimulantë që dihet të kenë një efekt të dëmshëm për trurin. Nëse vitaminat në pije janë të shëndetshme, ajo që shkakton rrezik është kombinimi i tyre kimik me substancat e tjera. Dëmi më i madh shkaktohet në zemër dhe më pas në tru. Të dhënat tregojnë se nëse njeriu pi një deri në tre pije energjike në ditë do të preket nga tensioni i lartë dhe jo vetëm./Botapress/