Ballina Kuriozitete Kjo foto tregon ç’mund t’i bëjnë një elefanti vitet duke mbajtur turistët...

Kjo foto tregon ç’mund t’i bëjnë një elefanti vitet duke mbajtur turistët në shpinë

Elefantët njihen për madhësinë dhe forcën e tyre, por turistët që shëtisin hipur mbi shpinën e tyre shkaktojnë një dëm të madh, siç shihet në këtë foto të shpërndarë nga një grup i shpëtimit të kafshëve të egra në Tajlandë.

Elefanti në foto është Pai Lin, një femër 71 vjeçe, shpina e së cilës është deformuar pas 25 vjetësh punë në  industrinë e turizmit ku detyrohej të mbante deri në 6 turistë mbi kurriz.

“Shpina e Pai Lin ka ende shenja nga pikat e vjetra të presionit. Ky presion i vazhdueshëm në trupat e elefantëve, mund të dëmtojë indet dhe kockat në shpinën e tyre, duke shkaktuar dëmtime fizike të parikuperueshme”.

Shëtitjet me elefant janë një veprimtari e përhapur turistike në Azinë Juglindore, por aktivistët shprehen se është një formë e mizorisë ndaj kafshëve sepse trupat e tyre  nuk janë krijuar për të mbajtur pesha të rënda. Ata shprehen se këto kafshë abuzohen shpesh në industrinë e ecjeve në terrene të vështira dhe mbajtjes së druve dhe shumë prej tyre ngordhin nga kequshqyerja dhe rraskapitja.

Shpina e tyre e ka drejtimin për lart. Presioni i vazhdueshëm në shtyllën kurrizore nga turistët mund të rezultojë në dëmtim fizik të përjetshëm, çka mund të shihet te Pai Lin”, u shpreh drejtuesi i grupit.

Pai Lin po jeton së bashku me 24 elefantë të tjerë të shpëtuar në rezervatin Wildlife Friends Foundation në një qytet bregdetar rreth 2 orë e gjysmë larg Bangkokut

Exit mobile version