Kjo fabrikë e prodhimit të biskotave nuk është si të tjerat, pasi ajo ofron biskota shtëpie të përgatitura me dashuri dhe përkushtim nga punëtorët të cilët janë të prekur nga Sindroma Down.
Kjo fabrikë biskotash nisi si një ndërmarrje e vogël me vetëm katër punëtor, por shumë shpejt punësoi dhjetëra, që të gjithë me Sindromën Down.
Ata janë punëtorë shumë të zellshëm, dhe shija e biskotave organike me buter dhe me mjaltë është mjaft e kërkuar në tregjet lokale.
Ky lokal i cili gjendet në kryeqytetin e Egjiptit, në Kajro, është nisur nga një zonjë e cila kishte motrën e prekur nga Sindroma Down.
Sot, biskotat e tyre nuk janë vetëm shije e mirë. Fabrika e tyre është vend ku takohen dhe miqësohen personat me Sindromën Down, dhe ku vlerësohen për mundin e dhënë. /Mesazhi/