Pas sulmit terrorist në Barcelonë, Presidenti amerikan Donald Trump dha një sugjerim në Twitter. Ai tha se terroristët duhej ekzekutuar me plumba të zhytur në gjakun e derrit, duke iu referuar një mizorie që kishte ndodhur në shekullin e 20-të.
“Lexoni dhe kuptoni se çfarë Komandanti Pershing i Shteteve të Bashkuara u bëri terroristëve kur i kapi, nuk kishte më Terrorizem radikal për 35 vjet!”
Twittimi i Trump i referohet një ngjarjeje DISKUTABILE që Trump e kishte permendur edhe në mitingjet e fushatës.
Ka disa pretendime se gjatë rebelimit Moro në Filipine midis viteve 1901 dhe 1913, gjenerali amerikan John Pershing i ekzekutonte kryengritësit muslimanë me plumba të zhytur në gjakun e derrit. Ky pretendim megjithate nuk eshte dokumentuar, por ka gjasa te kete ndodhur. /MESAZHI/