Kjo është skuadra e parë që bie nga Premierliga

Norwich City është skuadra e parë që ka rënë nga Premierliga këtë sezon.

Me humbjen 0-4 në shtëpi nga West Ham United, Norwich City ka parë veten të bjerë nga elita e futbollit anglez.

Pas 35 xhirosh, Norwich numëron vetëm 21 pikë, shkruan lajmi.net.

Skuadra e drejtuar nga gjermani Daniel Farke, ka pasur një sezon tejet të dobët, dhe nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Championship.

Se cilat skuadra do t’i bashkohen në Championship, mbetet të shihet, me Aston Villan dhe Bournemouth që janë shumë të rrezikuara.