Kjo është situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit

299 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan gjatë ditës së djeshme, teksa një pacientë 82 vjeç humbi jetën si shkak i këtij virusi.

Krahasuar me muajt e kaluar, situata me koronavirus duket të jetë qetësuar paksa, derisa numri i të infektuarve me COVID-19 është natyrshëm më i vogël.

Që nga muaji mars deri më sot numri total i rasteve pozitive me këtë virus në Kosovë ka arritur në 54.560 raste, derisa të dyshimtë për këtë virus ishin 201.918 persona.

Tani për tani numri i rasteve aktive me koronavirus është 5 mijë e 567.Por nëse situata e shtetit të Kosovës përballë pandemisë COVID-19 krahasohet me vendet e rajonit, atëherë del që të jetë më e rregullt.Rastet e konfirmuara në 100.000 banorë për periudhën 29 dhjetor 2020-10 janar 2021, del që Kosova dhe Bullgaria të kenë pasur numrin më të vogël.Sllovenia është me 27.6% raste në 100 mijë banorë gjatë kësaj periudhe, duke vazhduar me Kroacinë me 16.29% e më pas Serbia me 7.31%.Nëse merren parasysh këto shifra të kalkuluara nga ECDC (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve) del që situata të jetë shumë më e mirë në Kosovë.

Deri më sot në Kosovë kanë humbur jetën 1 mijë e 388 persona, të cilët nuk arritën dot të mposhtin virusin ndërsa numri total i testimeve të bëra për COVID-19 ka arritur në 201.918./