Numri i migrantëve dhe refugjatëve që kanë vdekur në detin Mesdhe nga fillimi i këtij viti ka arritur në rreth 2 000 persona, njoftoi sot në Gjenevë Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (OIM), transmeton Portalb.
Nga fillimi i vitit 2017 deri më 18 qershor, OIM-ja ka regjistruar gjithësej 81 292 të ardhur nëpërmjet detit në Evropë (rreth 85 për qind në Itali) dhe 1 985 persona kanë vdekur, thekson agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrimin në një dokument të publikuar në Gjenevë.
Ndonëse marrëveshja mes BE-së dhe Truqisë për bllokimin e fluksit migrator ka dhënë frytet e saj duke e ulur ndjeshëm numrin e refugjatëve që kalonin nga Ballkani, situata ekonomike, mjedisore dhe konfliktet e shumta që kanë prekur kontinetin Afrikan vazhdojnë të shkaktojnë lëvizje të mëdha të popullsisë të cilat nga Libia kërkojnë të mbërrijnë në Evropë nëpërmjet detit Mesdhe.