Faktorët unikë të tillë si pesha e trupit, temperatura dhe ajo se sa të fortë jeni duke marrë frymë dhe kur djersiteni do të përcaktojnë se sa keni nevojë për ujë.
Sasia e ujit që ju nevojitet në ditë do të varet gjithashtu nga shëndeti juaj.
Dikush me probleme të zemrës ose gurë në veshka dallon për nga nevoja e sasisë së ujit me dikë që merr ilaçe diuretike ose dikë që po vuan nga të vjellat apo diarrea.
Për shumicën e njerëzve të rinj, të shëndetshëm, mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar është thjesht të pini ujë kur keni etje.
Kur dehidratoheni, përqendrimi i elektroliteve në gjakun tuaj rritet dhe trupi sinjalizon lirimin e hormonit vazopresinë, i cili përfundimisht e zvogëlon sasinë e ujit që lëshohet në urinë, në mënyrë që ta riktheni atë në trupin tuaj.