Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.
Pas tërheqjes së shortit Partia Demokratike të Kosovës-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma për Kosovën janë të renditura në numrin 12 në fletëvotim.
Koalicioni, Lidhja Demokratike e Kosovës-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Alternativa kanë numrin 16.
Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 35 në fletëvotim.
Partia Fjala në fletëvotim ka numrin 29.
Lista serbe ka numrin 22 në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme.