Kjo është për të gjitha mamatë që u bërtasin fëmijëve!

Ditët e sotme procesi i prindërimit ka marrë një tjetër dimension. Sot në edukimin e një fëmije jo vetëm që shuplakat apo të tjera forma ndëshkimi janë të pakonceptueshme, por madje edhe t’i bërtasësh fëmijës konsiderohet e dëmshme. Artikuj të shumtë dedikuar prindërve u tregojnë si të përgatiten dhe vetëmësohen për të mos bërtitur fare, a thua se është kaq e lehtë. Ky presion i shtyn prindërit të ndihen fajtorë dhe thuajse të përbindshëm që nuk ndalojnë dot së u bërtituri fëmijëve. Nëse jeni ndjerë një herë të vetme kështu, tani së bashku do të hedhim poshtë njëherë e mirë 5 mite që po ju mbajnë peng prej kohësh.

Shkrimi u shqipërua nga “5 Myths About Yelling At Kids” për “Messy Motherhood” nga Amanda, këshilluese e shëndetit mendor e cila ka punuar me fëmijë dhe prindër (kryesisht nëna).

  1. Vetëm unë u bërtas fëmijëve

Disa muaj më parë, një anëtar i “Sfida e të mos bërtiturit” i tregoi grupit një histori që pak a shumë ishte kështu: “Një ditë kisha dalë me fëmijët e mi kur dëgjoj një ulërimë. Si fillim, nuk isha e sigurtë se nga vinte e gjitha kjo. Pashë vërdallë, nuk kishte asnjë në rrugë derisa kuptova që zëri në botë dhe s’ma merrte mendja kurrë që mund t’u bërtiste fëmijëve. Heh! Ja që nuk ishte kështu!” Ju s’keni për ta ditur kurrë se ç’ndodh apo se sa bërtet një prind brenda 4 mureve të shtëpisë së tij. Thjesht mundohuni që sa herë ta bëni këtë, të jeni vetëm për vetëm me fëmijën tuaj. Kursejani të tjerëve, vetes dhe mbi të gjitha, fëmijës tuaj një situatë të sikletshme dhe poshtëruese.

  1. Po e dëmtoj vazhdimisht fëmijën tim

Ndjenja e fajit mund të arrijë deri këtu. Në rregull, e dimë të gjithë që nuk është mirë për fëmijët tanë, ka gjithë ato artikuj online që na e thonë këtë, por më lejoni t’ju them se kjo jo domosdoshmërisht po e dëmton fëmijën tuaj. Në çdo marrëdhënie të shëndetshme ka një balancë midis momenteve pozitive dhe atyre negative. E rëndësishme është që pas një zënke apo koniktimi me fëmijëntuaj, të mos e kurseni bashkëveprimin pozitiv: një buzëqeshje, një prekje, një gjest sado i vogël.

  1. Është e pamundur për mua të bërtas më rrall

Jam e nderuar që kam punuar me qindra prindër që kanë investuar dhe janë përpjekur në të bëriturit sa më pak të fëmijëve. Nuk ua tregoj dot se sa fantastik ishte gjithë procesi, prindër që përpiqeshin ta menaxhonin veten për të ruajtur lumturinë e familjes. “Jam rritur nga dy prindër që vetëm më bërtisnin. Është e vetmja gjë që mbaj mend dhe ishte thuajse e përditshme. Pata një periudhë shumë të vështirë, e kisha të pamundur t’i shprehja emocionet e mia në një mënyrë pozitive. Bashkëshorti dhe fëmija im janë shumë të lumtur që po arrij të përmirësohem, të mos bërtas më sa dikur.” më tregoi dikur një grua. E di si ndiheni, edhe unë dikur kam kaluar një situatë të tillë. Në 2012- n vetëm bërtisja në shtëpi gjatë gjithë kohës. Një ditë, pasi i ulërita mirë e mirë fëmijës tim 3- vjeçar e dija se kishte ardhur koha të ndaloja. Nisa të lexoj dhe ta shëroj veten time nga brenda. Përdora teknika të shumta, punova me mendjen time, i fola vetes dhe arrita të kontrollohesha. Martesa ime ishte më e mirë, fëmijët e mi ishin më të lumtur. Pastaj pata një periudhë shumë të keqe dhe e gjeta veten sërish duke u bërtitur fëmijëve disa herë, por normalisht shumë më rrallë se dikur. Por e dini çfarë? Nuk u alarmova, sepse kisha mësuar si të merresha me veten, do ta bëja sërish. Fundja ishin thjesht ca ditë të këqija.

  1. Disa heqin dorë nga e bërtitura dhe nuk i dëgjon të bërtasin më

Dikush në blogun e prindërimit “The Orange Rhino” po mundohej t’i tregonte gjithkujt se në fakt të mos bërtasësh nuk është aq e vështirë, po të duash, po të punosh me veten e arrin. Falë Zotit gruaja ishte aq e sinqertë sa tregoi se si pas disa ditësh, kaloi një moment të keq dhe gjithçka e shfryu te fëmijët. Unë e admirova sinqeritetin e saj. Kjo s’do të thotë ta justikoni veten dhe të bërtisni pa e vrarë shumë mendjen, kjo do të thotë që nëse ndodh nuk ka asgjë për t’u ndjerë anormalë. Të bërtiturën mund ta kontrolloni, por e dimë që jeta ka vështirësitë e saj, streset dhe nuk mund të jeni gjithë kohës prindi- robot- perfekt.

  1. Jam një prind i tmerrshëm sepse bërtas

Duhet të kuptojmë që edhe prindi njeri është dhe si një i tillë, i bërë prej mishi e gjaku nervozohet, stresohet, mërzitet apo zhgënjehet. Të bërtasësh nuk do të thotë që je prind i tmerrshëm dhe vëmë bast që shumë njerëz bërtasin sepse janë prindër të mirë. Shikoni, prindërit e mirë përpiqen, duan më të mirën, mundohen për fëmijët e tyre, ju intereson gjithçka lidhur me ta, çka shpesh i bën të ngrenë zërin nja dy nota më lart. E thënë trroç, pa shumë ltra, përgjithësisht një prind bërtet sepse i plas për fëmijën e tij ose sjellja e fëmijës i plas aq shumë sa bërtasin.  Gjithsesi ama, kini parasysh diçka: punoni, punoni me veten. Ju dhe vetëm ju mund ta përmirësoni, kontrolloni dhe qetësoni veten tuaj.