Kjo eshte pasuria e Xhabir Zharkut

Ish- kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku të enjten është kthyer në Kosovë pasi i iku drejtësisë për shtatë vite me radhë.

Zharku në vitin 2012 në Agjencionin Kundër Korrupsion pati deklaruar se pasuria tij e paluajtshme kap vlerën e rreth 1 milion eurove, më saktësisht 880 mijë euro.

 

Në pasurinë e tij të paluajtshme, hyjnë dy toka ndërtimi, tri shtëpi, një tokë bujqësore të cilat i ka deklaruar në emër të përbashkët.

Zharku ka deklaruar në vitin 2012 se posedon dy vetura, një ‘Tuareg’ në emër të tij dhe një xhip në emër të fëmijëve, ndërsa shuma e të dyjave arrin 28 mijë euro.

Poashtu Zharku pati deklaruar se ka gjysmën e aksioneve në shoqrinë komerciale, N. P X- Fort.

Ai nuk ka deklaruar nëse mban para në institucione financiare.

70 mijë euro Zharku i pati deklaruar në 2012, detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik.

Të hyrat vjetore sipas deklarimit të 2012-s në AKK, bashkëshortja e Zharkut  merrte  rrogë 3 mijë euro nga kompania X- Fort, ku ky i fundit kishte gjysmën e aksioneve të kësaj kompanie.

Ndërsa në emër të Zharkut, janë deklaruar se merr të hyra vjetore nga komuna 11 mijë e 640 euro dhe fitime nga kompania X- Fort, 42 mijë 100 euro.

Ish- kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku, ishte gjetur fajtor për veprat penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje dhe ishte dënuar me 3 vjet burg, por ai nuk e ka mbajtur dënimin meqë ishte arrtisur në Suedi.

Muajin e kaluar, Zharkut i është parashkruar dënimi me burg, ndërsa gjatë ditës së enjte ai është kthyer në Kosovë./Kallxo.com/