Kjo është pasuria e katër ministrave dhe zv/kryeministrit të AAK-së në qeverinë e re

Është arritur sot marrëveshja mes LDK-së dhe AAK-së për bashkqeverisje. Haradinaj në një konferencë për media bëri të ditur edhe emrat e ministrave nga partia e tij.

Meliza Haradinaj – Stublla do të udhëheq me ministrinë e Punëve të Jashtme, Ramë Likaj do të udhëheq me ministrinë e Arsimit,  Selim Selimi me ministrinë e Drejtësisë, si dhe Blerim Kuçi me ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ndërsa Besnik Tahiri do të jetë zëvendëskryeministër, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net më poshtë ua sjellë pasurinë e secilit prej zyrtarëve të përmendur më lart që do të jenë pjesë e qeverisë së re.

Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër.

Pasuri të paluajtshme: Shtëpi në vlerë prej 195 mijë eurosh, dhe një banesë në vlerë prej 70 mijë eurosh. Të dy këto prona i ka në pronësi të veten.

Pasuri të luajtshme: Një veturë të tipit Audi Q7, në vlerë prej 16 mijë eurosh.

Para në bankë: Mbi 17 mijë euro të ndara në dy llogari. 1 mijë e 500 euro në llogari të bashkëshortes.

Borxhet: 100 mijë euro kredi për blerjen e shtëpisë.

Deklarimi i plotë: Kliko këtu.

Meliza Haradinaj – Ministrie e Punëve të Jashtme.

Pasuri të paluajtshme: Banesë  në vlerë prej 600 mijë eurosh, në pronësi të bashkëshortit.

Pasuri të luajtshme: Veturë “Range Rover”, 40 mijë euro. Veturë BMË, vlerë 25 mijë euro. Orë dore, vlerë 11 mijë euro. Të gjithë këto në pronësi të bashkëshortit.

Para në bankë: S’ka të dhëna.

Borxhe: 40 mijë euro kredi.

Deklarimi i plotë:  Kliko këtu.

Selim Selimi:  Ministër i Drejtësisë.

Pasuri të paluajtshme: Banesë në vlerë 40 mijë euro, një banesë tjetër në vlerë 77 mijë euro. Të dyja në pronësi të veten.

Pasuri e paluajtshme: Veturë në vlerë prej 20 mijë eurosh.

Para në bankë: S’ka të dhëna.

Borxhe: Tri kredi në banka, vlera: 20 mijë euro, 110 mijë euro dhe 30 mijë euro. Të trija këto kredi janë marrë për renovim të banesës, blerjen e banesës dhe blerjen e veturës.

Deklarimi i plotë: Kliko këtu.

Ramë Likaj – Ministër i Arsimit.

Pasuria e luajtshme: Banesë në vlerë prej 45 mijë eurosh, truall në vlerë prej 32 mijë eurosh, banesë në vlerë prej 37 mijë eurosh, banesë në vlerë prej 77 mijë eurosh, shtëpi në vlerë prej 70 mijë eurosh.

Pasuria e paluajtshme: Veturë në vlerë prej  5 mijë eurosh, veturë në vlerë prej 20 mijë eurosh.

Para në bankë: Të ndara në tri llogari: 20 mijë euro, 1 mijë euro dhe 1 mijë e 400 euro.

Borxhe:  16 mijë e 500 euro.

Deklarimi i plotë

Blerim Kuçi: Ministër i Zhvillimit Ekonomik:

Pasuria e luajtshme: Lokal, vlera 270 mijë euro. Banesë, vlerë 72 mijë euro. Tokë, vlerë 50 mijë euro. Banesë, vlerë 168 mijë euro. Tokë dhe shtëpi, vlerë 458 mijë euro. Tokë, vlerë 90 mijë euro. Shtëpi e re, vlerë 70 mijë euro.

Pasuria e paluajtshme: Dy vetura, një në vlerë prej 65 mijë eurosh, tjetra në vlerë prej 25 mijë eurosh.

Para në bankë: 2 mijë e 800 euro.

Borxhe: Dy kredi, një në vlerë prej 30 mijë eurosh, tjetra në vlerë prej 10 mijë eurosh

Deklarimi i plotë: Kliko këtu.