Manchester City është rikthyer përsëri në përpjekje për të nënshkruar me Alexis Sanchez, duke i ofruar një pagë të çmendur, raporton Daily Mail.
E ardhmja e kilianit në Arsenal ishte edhe njëherë në dyshim të premten, pasi ai u tërhoq nga trajnimi, me sa duket për shkak të problemeve shëndetësore.
Dhe ndërsa ‘Gunners’ presin që ai të raportojë për detyrat parasezonale sapo të rimëkëmbet, një ofertë nga City prej 320,000 funtave në javë është projektuar për të vënë në presion të mëtejshë që të sigurojë shërbimet e Alexis, kontrata e të cilit përfundon vitin e ardhshëm