Raportuesja speciale e OKB për të drejtat e Njeriut në Mianmar kritikoi liderin “de facto” të vendit Aung San Suu Kyi që ka dështuar në mbrojtjen e minoritetit mysliman Rohingya.
Yanghee Lee tha se situata në krahinën Rakhine është shumë e rëndë dhe se është koha që Suu Kyi, fituesja e “Çmimi Nobel” për paqen, të ndërhyjë.
Komentet e të dërguarës së OKB-së vijnë, ndërsa kjo organizatë lajmëroi se numri i Rohingya që ja kanë mbathur drejt Bangladeshit kaloi 87 000.
Eksodi i pakicës myslimane nisi pas një fushate ushtarake kundër tyre me gjoja se “justifikimin e luftës ndaj terrorizmit”.
Rohingya janë një minoritet etnik mysliman pa nënshtetësi që në Mianamar janë përballur me persekutimin e ushtrisë që ka djegur fshatrat e tyre dhe ka vrarë civilë. Sigurisht që Mianmari mohon çdo lloj persekutimi, ndërsa vetë liderja e vendit Suu Kii në një intervistë për BBC në mars konfirmoi të njëjtën gjë.
Por presioni ndërkombëtar është shtuar gjithnjë e më shumë ndaj fitueses së “Çmimi Nobel” për paqen, e cila e mori këtë çmim për rezistencën e saj paqësore dhe përpjekjet për demokraci pas vitesh në arrest shtëpie.
Suu Ki nuk është presidente e Mianmarit, por ajo konsiderohet si kreu i qeverisë dhe heshtja e saj për masakrat që po kryen ushtria është e papranueshme.