Kjo është një histori e vërtetë, e rrëfyer në vetën e parë.
Izudin Alic atëherë ishte vetëm 12 vjec. Pasi kishte kaluar zonën e rrethimit në luftë, sytë i hasën në një vend ku ishin grumbulluar gazetarë me kamera.
I lodhur, pa ngrënë dhe pa pirë, Izudin u afrua te ai që sot njihet si sheshi i Srebrenicës.
Duke mos e njohur se kush ishte, ai u afrua një burri të armatosur dhe me uniformë. Ai ishte pikërisht Kasapi i Bosnjes, Radko Mladic.
Izudin, i lodhur dhe i rraskapitur ia hodhi shikimin këtij burri që pa pikë shpirti po shpërndante cokolada para syve të mediave, ndërsa pak më tej kishte vrarë gjithë baballarët dhe djemtë e rinj.
Pa e ditur gjë, Izudin e mori cokoladën, për ta kuptuar më vonë se babai i tij u vra pikërisht nga Mladic.
Kjo dhe mijëra histori të tjera flasin shumë për dhimbjen të cilën askush nuk duhet ta harrojë. Pafytyrësia e regjimit serb, e cila na preku edhe neve, është historia e përbashkët që ndajmë. Kujtimet e hidhura shkruajnë po aq hidhur historinë, sic e ka treguar në vetën e parë edhe Izudini. /MESAZHI/