E njohur si “nëna e maceve”, Ibtisam Said qëndron e ulur në karrocën e saj e shoqëruar nga krijesa më e dashur për të. Pamja e fotografuar në Idlib të Sirisë paraqet 60 vjeçaren e mbetur në karrocë si pasoj ë eplagëve të marra nga granatimet e forcave të regjimit.
Ibtisam u detyrua të ikte nga vendi ku jetonte, duke arritur të merrte vetëm një nga 35 macet për të cilat ishte kujdesur për shumë vite.
Ajo humbi edhe më shumë, pasi dy djemtë e saj gjithashtu u vranë në një sulm. Në dy ditët e fundit, më shumë se 10,000 civilë kanë ikur në zona më të sigurta për shkak të sulmeve mbi vendbanimet në zonat e “deeskalimit” në Idlib. Trupat e regjimit sirian kanë filluar të shtyjnë civilët drejt qytetit Maarat al Numan, i cili gjendet në rrugët kyçe që lidh kryeqytetin Damask me qytetin verior të Alepos. /Mesazhi.com/