Kjo është ndeshja e vetme që luhet sot në Evropë

Të gjitha kampionatet e futbollit në Evropë janë pezulluar shkaku i përhapjes së COVID-19.

Por ekziston një vend që nuk dëshiron të dëgjojë për këtë gjë dhe futbolli po luhet normalisht, sezoni sapo ka nisur.

Bëhet fjalë për Kampionatin e Bjellorusisë, që sot vazhdon me ndeshjet e xhiros së katërt.

Me fillim në orën 18:00, Neman takohet me Belshinan dhe kjo është ndeshja e vetme në orar sot në Evropë, shkruan zëri.info.

Në mediet sportive në Evropë po raportohet për këtë ndeshje, ku u bëhet thirrje tifozëve të futbollit se sot kanë mundësi të shikojnë këtë ndeshje, në kohën kur sporti më i dashur në botë vazhdon pezullimin.