Një pronar motoskafi reagoi mjaft shpejt dhe me disa manovra vërtetë impresionuese për të fikur një zjarr në bregun e lumit në Kamloops, në Kanada.
Dëshmitarët okularë thanë se zjarri shpërtheu në shkurret në afërsi të bregut në lumin South Tompson dhe drejtuesi i motoskafit të fuqishëm nxitoi që të ndihmonte.
Në video shihet qartë se si ai i afrohet bregut dhe i jep gaz me forcë, në mënyrë që të dërgojë ujë tek flakët.
Megjithëse përpjekja e tij nuk i dha fund zjarrit, dëshmitarët treguan se e mbajti nën kontroll derisa mbërritën zjarrfikësit që e shuan përfundimisht.
Provinca kanadeze e Kolumbias britanike po përballet me të paktën 150 vatra zjarri në këtë verë të nxehtë dhe banorët duket se kanë vendosur të ndihmojnë si të munden.
https://www.youtube.com/watch?v=YuKwJvn4ZDM