Kjo është koha kur mund të lëvizni, nga sot e deri më 4 maj

Orari i lëvizjes përsëri ka ndryshuar.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të lëvizjes që vlen nga sot, e deri më 4 maj, shkruan lajmi.net.

Më 15 prill Ministria e Shëndetësisë ka vendosur masa të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes, qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë duke respektuar rregullin me numrin e parafundit të letërnjoftimit.

Ndërkaq, ministria njoftoi dje se që nga 4 maji do të fillohet lehtësimi gradual i masave, të cilat janë ndarë në tri faza.