Kjo është harta e detajuar e trurit të njeriut

Krijohet harta e parë e trurit të njeriut. E imtësishme deri në çdo qelizë, numëron 86 miliardë neurone dhe 100 miliardë qeliza të 3 mijë llojeve të ndryshme.

Objektivi i kësaj punë kërkimore është njohja më e detajuar dhe përmirësimi i terapive kundër sëmundjeve që godasin trurin e njeriut.

Kërkimi ëhstë realizuar nga Brain Inciative, një projekt mjaft ambicioz i nisur në 2013 e i koordinuar nga National Intitutes of Health në SHBA, ku të përfshirë ishin dhe dhjetëra qendra kërkimore nga e gjithë bota.

Nga vëzhgimi rezulton se çdo zonë e trurit karakterizohet nga prania në proporcione të ndryshme e rreth 3000 lloje qelizash.

Sipas autorëve të studimit, truri është organi me kompleks, nga i cili varen kapacitetet tona, përveç njohurive e dijeve, dhe harta e plotë e imtësishme e të gjitha qelizave është një gur themeli për ta njohur dhe kuptuar.