Kroacia vazhdon të përballet me zjarre në tre ditët e fundit.
Spliti është qyteti më i prekur nja zjarret ku qindra hektarë kanë bërë shkrumë e hi toka në fushat e Tugares, Srinjines, Stronozacit dhe Zronvicës.
Qindra zjarrëfikës po tentojnë të lokalizojnë zjarret por puna thuhet të jetë e vështirë pasi që në të njëjtën kohë po fryen era.
Pamjet e xhiruara nga ajri tregojnë më së miri pasojat e zjarrit në Split. /klankosova/