Në spitalin e Vushtrrisë janë aktualisht të shtrirë 37 pacientë të infektuar me COVID-19.
Nga ky numër, 27 janë me oksigjeno-terapi, tre janë të intubuar në respirator [në mesin e këtyre treve është edhe një 40 vjeçar].
Këto informata i bëri të ditura për Klan Kosova, koordinatori i spitalit Bujar Pllana.
Ai ka shtuar se nga stafi infermierik janë aktualisht gjashtë të infektuar dhe një punëtor teknik.