Uragani Irma ishte fjala më e kërkuar për vitin 2017 si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në nivelin global, thuhet sipas disa kërkimeve të Google.
Uragani Irma preku brigjet e Floridës, në ishujt Key West duke u kategorizuar si një stuhi e shkallës së katërt, dhe duke u cilësuar si një nga ngjarjet më ekstreme të motit në SHBA këtë vit.
Matt Lauer, ikona e NBC i cili u shkarkua nga puna pas akuzave për ngacmim seksual, ishte ngjarja e dytë më e klikuar sipas kërkimeve të Google.
Skandali i ngacmimeve seksuale që filloi në Hollivud dhe u përhap shumë shpejt bëri gjithashtu që të ketë shumë klikime në Google për këtë vit.
Tre nga pesë njerëzit më të popullarizuar në vitin 2017 u përballën me akuza dhe ata ishin: Lauer, Harvey Weinstein dhe aktori Kevin Spacey.
Eklipsu diellor të verës së kaluar gjithashtu tërhoqi interes në mesin e kërkuesve. Ishte kërkimi i shtatë më i popullarizuar në tërësi.
Shikoni përmes listës më poshtë gjërat që u klikuan në Google:
Uragani Irma
Matt Lauer
Tom Petty
“Super Bowl”
Të shtënat në Las Vegas
Ndeshja e Mayweather dhe McGregor
Eklipsi Diellor
Uragani Harvey
Aaron Hernandez
“Fidget Spinner” /albeu.com/