Ballina Artikuj Kjo është dynjaja!

Kjo është dynjaja!

Dr. Mustafa Mahmud

“Allahu do t’ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej tij, nuk është prej meje, ndërsa ai. që nuk e shijon atë, ai është prej meje, përveç atij, që merr një grusht prej tij. Pinë prej tij, përveç një pakicë e tyre!” – (Kur’ani, El-Bekare: 249)

E ka lidhur fitoren në betejë, me fitoren ndaj vetes!

Me gjithë etjen, nuk duhet të pish!

Nëse ndonjëri prej jush ka etje të madhe, atij i mjafton një grusht ujë nga lumi, të tillë janë të paktë në çdo kohë.

Motoja e tyre është: I rezistojmë asaj, që duam dhe, e durojmë atë, që e urrejmë!

I rezistojmë asaj, që duam dhe, e durojmë atë, që e urrejmë!

Dy fjalë, rreth të cilave sillet gjithë dynjaja.

E tërë dynjaja sillet rreth këtyre dy fjalëve: I rezistojmë asaj, që duam dhe, e durojmë atë, që e urrejmë!

Dynjaja është lumi, i cili rrjedh poshtë këmbëve tona dhe, secili prej nesh merr prej saj.

Njëri merr aq sa i mjafton, e tjetri merr sa s’mund të mbartë!

“Pinë prej tij, përveç një pakicë e tyre!”

Këta të tillë të paktë, janë ata, të cilët Allahu e krijoi dynjanë për t’i nxjerrë në pah. Për t’i nxjerr këta të paktët prej shumicës, sepse ata janë të tillët, që duhet të jenë të tillë, ndërsa pjesa tjetër, ata janë dru.

Epshe në dynja, dhe dru zjarri në ahiret!

Zoti ynë na bëftë ne prej atyre, që i rezistojnë asaj, që e duan dhe, durojnë atë, që e urrejnë!

Dr. Mustafa Mahmud

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version