Kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbledhur sot në kabinetin e tij liderët e koalicionit qeverisës, për ta diskutuar me ta mundësinë e harmonizimit të një Rezolute për Dialogun, në të cilën do të përfshiheshin pozita dhe opozita.
Veseli i ka ftuar sot në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me Dialogun.
Burime të Indeksonline thonë se Veseli është i interesuar që sa më parë të harmonizohen qëndrimet mes pozitës dhe opozitës për hartimin e Rezolutës për Dialogun, e cila do të votohej në Kuvendin e Kosovës.
Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi pritet të rifillojë së shpejti dhe institucionet e vendit janë mobilizuar për t’i bashkuar qëndrimet mes pozitës dhe opozitës lidhur me platformën dhe ekipin në këtë proces të rëndësishëm.
Po ashtu, Indeksonline ka siguruar draft rezolutën për harmonizimin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili përmban 6 pika në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në dialog. Më poshtë teksti i plotë i draft-rezolutës. /Indeksonline/