Këto janë fotot e para nga ajo që është cilësuar si ambasada më e shtrenjtë në botë.
Ambasada amerikane në Londër është në ndërtim e sipër, dhe ajo rrethohet nga një kanal uji, çka e bën të vështirë për t’u goditur nga ndonjë sulm i celulave terroriste. Ambasada po ndërtohet në rrugen ‘Nine Elms’ dhe kostoja besohet se i ka tejkaluar 1 miliard dollarë.
Pjesa e jashtme e ambasadës do të jetë anti-plumb, dhe do ketë edhe mbrojtës kundër kamikazëve që përdorin kamionët si mjet sulmi.
Pranë ambasadës po ndërtohet një godinë që quhet “Kopshtet e ambasadës”. Projekti parashikon apartamente, një hotel, dyqane, restorante dhe pishinë në terracën që prekë retë. /MESAZHI/