Një burrë nga qarku i Bentheim (Saksonia e Ulët) parkoi makinën e tij në një garazh parkimi në Osnabrück të Gjermanisë në fillim të shkurtit – dhe e gjeti atë vetëm tre javë më vonë pas një thirrje publike për kërkim.
“Unë as nuk e di se sa shpesh kemi qenë në Osnabrück dhe e kemi kërkuar atë”, tha vajza e tij të mërkurën para se të vinte informata vendimtare, përcjell Telegrafi.
Sipas mediave gjermane, bëhet fjalë për burrin 62-vjeçar i cili shkoi për në Osnabrück për një takim më 3 shkurt, kërkoi me ngut një garazh parkimi në qendër të qytetit – dhe më pas nuk mund të mbante në mend ku ishte garazhi që kishte parkuar veturën.
Si pasojë, në tre javët e kaluara, babai dhe vajza kanë kërkuar nëpër shumë garazhe parkimi në Osnabrück.
Madje, të paktën 15 parkime shumëkatëshe dhe garazhe nëntokësore u kontrolluan në zonën në fjalë.
Një telefonatë për kërkimin nga një media më në fund çoi në sukses të mërkurën.
Një qytetar raportoi në polici, i cili hetoi informacionin, tha vajza.
Makina u gjet në garazhin e një hoteli në qendër të qytetit.
Dhe vajza tha: “Do të ishte më mirë nëse ai nuk shkon më në Osnabrück, por qëndron me ne në një qytet të vogël”.
Menaxheri i hotelit tani dëshiron të heqë dorë nga tarifat e parkimit për familjen – që arrijnë në 437 euro.
“Familja duhet të largohet nga Osnabrück me një përshtypje të mirë”, ka thënë ai për mediat vendase.