Një shqiptar është arrestuar në Siena, pasi akuzohet për trafik narkotikësh.
32-vjecar iu zbulua në makinën e tij dy pako me kokainë me 50 gram secila.
Policia ushtroi kontroll në makinë pas sjelljes dyshuese të shqiptarit që posedonte edhe nënshtetësinë italiane.
Pas kontrollit në makinë, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij, ku gjeti sërish 112 gramë kokainë, të ndara në dy pako me nga rreth 50 gram kokainë secila.
Por ajo që habiti karabinierët ishte fakti se ata gjetën rreth 12 gram kokainë të fshehura në shishen e termosit të foshnjës së tij 14 muajshe. Në total policiasekuestroi rreth 250 gram kokaine me 350 doza si dhe me një vlerë prej 25,000 eurosh.