Ballina Lajmet Kosovë “Kishën në Prishtinë e ka nis Millosheviqi, po e vazhdon Vuqiçi, me...

“Kishën në Prishtinë e ka nis Millosheviqi, po e vazhdon Vuqiçi, me lejen e dhënë nga Vraniqi”

Zëvendësministri i Administratës së pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se nuk e ka zakon të merret me familjarët e kundërshtarëve politik, pa marrë parasysh implikimet që mund të kenë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar në media ku thuhet se babi i zëdhënësit të komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqit ka dhënë leje për ndërtimin e kishës ortodokse në tokën e UP-së.

Gecaj ka theksuar se kishën në Prishtinë e nisi Millosheviqi, po e vazhdon Vuçiqi me lejen e dhënë nga Vraniqi.

Postimi i plotë:

“KISHA E VRANIQIT

Nuk e kam zakon që të merrem me familjarët e kundërshtarëve politik, pa marrë parasysh implikimet që mund të kenë. Por, pasi e pash në Gazetën Express, dokumentin e nënshkruar nga prindi i zëdhënësit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), i cili si pjesë e regjimit të Millosheviqit ka nënshkruar leje për ndërtimin e Kishës në tokën e UP-së, më shkuan në mendje tri gjëra:
Së pari, sulmet e tmerrshme verbale të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosje ndaj familjarëve të dhjetëra politikanëve në Kosovë, si dhe sulmet me molotovë të Brigadave të Kuqe të tyre, mbi shtëpitë e banimit e makinat e familjarëve, në emër të patriotizmit të rrejshëm, duke akuzuar të gjithë të tjerët për tradhëti!
Së dyti, u çudita me faktin se prindërit e një pjesë të madhe të lidershipit të LAV dhe atyre në Komunë, kanë mbajtur pozita të larta udhëheqëse në regjimin e kaluar, dhe shumë prej tyre edhe në regjimin e Millosheviqit.
Dhe së fundi, më ra ndërmend edhe një fjali patetike e Glauk Konjufcës në seancën e fundit të Kuvendit, i cili thoshte se “Kishën në Prishtinë e ka nis Millosheviqi, po e vazhdon Vuqiçi”. Kjo nuk është aspak e vërtetë, por, nëse Glauku e ka ndërmend të vazhdojë me qasjen konfrontuese dhe përpjekjen për nxitje të tensioneve, duhet që së paku, qoftë edhe për hir të rimës, tash e tutje të thotë se “Kishën në Prishtinë e ka nis Millosheviqi, po e vazhdon Vuqiçi, me lejen e dhënë nga Vraniqi”.(sic)./

Exit mobile version