Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sot në Kuvend ka vazhduar të komentojë për çështjen e Kishës Ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
“Kisha ortodokse serbe ka qenë nxitëse për luftë ndaj Kosovës”, deklaroi Konjufca sot në Kuvend, transmeton lajmi.net.
“Në një dokumnet që e kam parë, që e ka Shukri Aliu, u bëhet thirrje të rinjëve për të luftuar në Kosovë. Ky dokument do të ishtë mitë që të botohej. Kisha në oborrin e UP-së u ndërtua si festim pas masaktave që po i kryente e Serbia në Qirez, Likoshanë, Prekaz , Abri e deri të masakra e Reçakut”, shtoi ai.
Konjufca ka akuzuar presidentin Thaçi se “po mbron kishën në oborrin e UP-së që të shpëtojë nga Gjykata Speciale.
“Deklarata e Thaçit për mbrojtjen e këtij monomneti është neveritëse. Ai, për të shpëtuar nga Gjykata Speciale është në gjendje që t’i përkulet edhe objekteve serbe të cilat janë bërë për të serbizuar Kosovën”, tha Konjufca.