Dy binjake nga Bangladeshi, të bashkuar në kokë, janë ndarë pas një operacioni kompleks të kryer nga kirurgët hungarezë. Këta të fundit bënë një ndërhyrje maratonike, prej 30 orësh, për të ndarë kafkën dhe trurin e binjakëve.
Binjaket tre vjecare, Rabeya dhe Rukaya, vuanin nga një çrregullim i rrallë embrional, që prek një në çdo pesë apo gjashtë milionë lindje.
Pas ndarjes, ata janë në gjendje stabile thonë neurokirurgët e ekipit prej 35 ekspertësh që realizuan ndërhyrjen.
Babai i binjakeve falenderoi mjekët dhe tha se shpreson që ato të kenë pas kësaj një jetë normale.
Para operacionit, mjekët thanë se kishte vetëm 50 për qind shanse që binjakët të mbijetonin. Sipas statistikave, vetëm pak operacione për ndarjen e binjakëve të bashkuar në kokë, kanë rezultuar të suksesshme.
Operacioni ka patur një fazë të parë, vitin e kaluar, kur u ndanë enët e gjakut në trurin e binjakeve në një ndërhyrje që zgjati 14 orë. Më pas, binjaket u transferuan në Budapest, ku mjekët vendosën një implant për të zgjeruar kafkën dhe lëndën e butë në kokat e tyre. Më shumë se 40 operacione plastike janë bërë mbi binjaket.